Ja “përleshjet” me arme mes policisë dhe trafikanteve të Lazaratit (Video)

Kjo është një video amatore të cilën siguron A1 REPORT e përleshjeve mes policisë dhe trafikantëve të drogës.

Në video dëgjohet breshëria e të shtënave, ndërsa fatkeqësisht pjesë e tyre u bë edhe gazetari Gerti Xhaja dhe grupi i xhirimit të televizionit A1 REPORT që kishin shkuar në fshat për të raportuar në lidhje me aksionin e policisë.

500 forca policie prej orëve të para të mëngjesit të së hënës janë përballur me të shtëna nga një grup kriminal me 26 trafikantë të drogës, sipas policisë të udhëhequr nga Razip Mahmutaj, is hi dënuar për plagosjen e një polici në vitin 2000 dhe qëllimin me breshëri mitroloz të një të Interforcës Italiane që monitoronte me pajisje të specializuara, filmime dhe fotografime apo skanime të territorit të Lazaratit për drogë.

Vetë ky i fundit i ka mohuar të gjitha akuzat duke deklaruar se nuk ka lidhje me sulmin që është bërë këtë të hënë ndaj bluve dhe medias, por se ka qenë me bagëtitë. Ndërkohë policia vijon të qëndrojë në postbllok në periferi të fshatit të Lazaratit. /Shqiptarja/

Lajme të ngjashme

Back to top button