Lazarati vs shteti ‘pushton’ faqet e medieve të huaja

Operacioni i Policisë së Shtetit në Lazarat për shkatërrimin të parcelave me drogë ditën e hënë kalon kufijtë. Shumë media evropiane dhe amerikane, mes të cilave edhe “The Washington Post”, i kanë kushtuar hapësira kësaj ngjarjeje në vazhdim.

Fushtata e forcave policore të shtetit në fshatin e vogël në jug të vendit gjendet edhe tek agjencia amerikane e lajmeve “Associated Press”, britanikja “Daily Mail”, amerikania “The Washington Post”, e shumë të tjera.

Ja çfarë shkruan ndër të tjera “The Washington Post”, në faqen e saj online:

“Autoritet thonë se disa anëtarë të dyshuar të një bande kanë sulmuar me granatahedhëse, mortaja dhe me mitraloz qindra punonjës të policisë, të cilët u përpoqën të hynin në një fshat të paudhë në Shqipërinë e Jugut, për të goditur prodhuesit e mariuanës”.

Më tej, prestigjiozja amerikane shkruan se prodhimi i drogës në këtë zonë vlerësohet të kapë vlerën e rreth 4.5 miliardë euro, afërsisht gjysma e DGP-së së vendit tonë.

“Policia tha se askush nuk është lënduar në sulmin e së hënës para agimit në Lazarat, ku besohet se bandat prodhojnë gati 900 tonë kanabis në vit. Prodhimi i drogës në këtë zonë vlerësohet të kapë vlerën e rreth 4.5 miliardë euro, afërsisht gjysma e DGP-së së vendit të vogël ballkanik.

Rreth 500 policë me armatim të lehtë, përfshirë edhe oficerë të forcave speciale, rrethuan fshatin brenda natës. Policia tha se ata do të vazhdojnë goditjen mbi prodhuesit e drogës për ta “çliruar Lazaratin nga kriminelët”.

Gjithashtu edhe britanikja “Daily Mail”, i kushton kësaj ngjarjeje një lajm goxha të gjatë, shoqëruar me foto nga vendi i ngjarjes. / Gazeta Start/

Lajme të ngjashme

Back to top button