Mehmeti: Absurde ishte stërzgjatja e bisedimeve VMRO-BDI kur asgjë e re nuk doli

Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti, vlerëson se marrëveshja e re për bashkëqeverisje mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, nuk ka sjellë ndonjë ndryshim domethënës të ministrive dhe nuk i ka siguruar partnerit shqiptarë ndonjë nga drejtoritë e mëdha.

“Le të shohim se çfarë parasheh marrëveshja për bashkëqeverisje, a ka ndonjë shkëmbim domethënës të porfoleve jo, a ka ndonjë emër shumë të madh të cilin e kemi ndryshuar, shkëmbyer, jo. A ka ndonjë nga ato drejtoritë e mëdha , për të cilat spekulohej se do ti jepen partnerit shqiptar, as kjo jo” tha deputetja integriste.

Ajo më tej u shpreh se nuk e ka të qartë tejzgjatjen e negocitave mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për marrëveshjen e re.

Për mua është shumë e pakuptueshme se përse dy parti politike, që kanë qeverisur bashkë dy mandate, duhej të negociojnë për qeverinë 40 ditë. Është absurde dhe në fund çfarë doli, të njëjtat persona do të jenë edhe ministra, të njëjtat figura që kanë qeverisur bashkarsisht” tha deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti.

Ajo këto komente i bëri, gjatë debatit me temë “Mjediset urbane- hapësirë për jetë të përbashkët”, ku mes tjerash apeloi që klasa politike të jetë më e përgjegjshme në retorikën të cilën e përdor për përfitime të mbështetjes publike me qëllim të ruajtjes apo rikthimit të pushtetit.

Lajme të ngjashme

Komentet

Back to top button