Agim Ibraimi kthehet në Maribor

Që sot shumë media kanë filluar të shkruajnë se Agim Ibraimi po rikthehet përsëri në kampin e Mariborit, prej ku edhe kaloi në Seria A te skuadra e Cagliarit.

Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim në faqen zyrtare të Ibraimit apo edhe të ekipit të NK Maribor, por edhe mediat sllovene gjithashtu kanë përcjellë të njëjtin informacion, se Agimi do të jetë pjesë e Mariborit dhe se kjo punë tani më ka marrë fund.

FanClub Maribor shkruan se kalimi i Agimit është zyrtarizuar
FanClub Maribor shkruan se kalimi i Agimit është zyrtarizuar

Sipas të përditshmes sportive “Nogomet”, thuhet se kalimi do të ndodhë të enjten. Gjithsesi për të kuptuar se çka në të vërtet po ndodh me Agimin, do të duhet mësuar së shpejti në ditët në vazhdim. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button