Mbeten enigmë ‘Të Urtit’ e BDI-së

Për emrat e ministrave, kandidatëve për deputet dhe të gjithë funksionarëve të tjerë që do të delegohen nga BDI-ja, do të vendosë Këshilli i të Urtëve, organi i krijuar nga BDI.

Ky organ do të jetë i plotfuqishëm dhe prezantohet si risi në organizimin e saj të brendshëm.

Ky këshill, që do të përbëhet nga personalitete më me përvojë të BDI-së, do të mblidhet sipas nevojës, dhe mund të vendosë për çfarëdo ndryshimesh të programit dhe strategjisë së veprimit të BDI-së, transmeton Alsat M.

‘Delegatët e Kongresit të tretë të BDI-së vendosën të themelojnë një organ të lartë statutarë partiak, i cili u quajt Këshilli i të Urtëve, dhe i cili ka për detyrë që të kujdeset për trashëgiminë dhe frymën mbi të cilën është themeluar BDI, si dhe të sigurojë vazhdimësinë e veprimtarisë politike në bazë të përcaktimeve programore, dhe orientimeve strategjike të BDI-së’, tha Artan Grubi, BDI.

Këshilli do të ketë 7 anëtarë dhe do të jetë organ më i lartë i partisë, me mandat për të shfuqizuar vendimet e Kryesisë Qendrore dhe Këshillit të Përgjithsëm

Anëtarët e këshillit do të zgjidhen nga kryetari Ali Ahmeti, i cili vetë do të jetë edhe kryesues i Këshillit. Të gjithë anëtarët do të kenë mandat të përjetshëm. Në opinion janë lakuar disa emra si anëtarë të mundshëm. Madje, burime të ndryshme thonë se Fazli Veliu dhe Gëzim Ostreni tashmë kanë refuzuar pjesëmarrjen në këtë këshill. Por nga BDI-ja mohojnë informacionet e tilla, duke shtuar se emrat e anëtarëve ende po shqyrtohen nga kryetari i BDI-së.

“Të gjitha emrat e përmendura në media këto ditë, lidhur me pjesëmarrjen e tyre në Këshillin e të Urtëve janë spekulim, dhe është diskrecion dhe e drejtë e kryetarit të parë Ali Ahmeti që të emërojë anëtarët e Këshillit të të Urtëve”, u shpreh Artan Grubi, BDI.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Te pakten Thaci privatizimin e partis nuk e ka te shkruar ne Statut,sjellje perandorake,mizeri!

Back to top button