Qytetarët i japin informacione policisë për rastin e Elvis Pistës

Ka interesim prej qytetarëve për të kontribuar në zbardhjen e rastit të vrasjes së kandidatit për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës nga Komuna e Rahovecit, Elvis Pista.

Sipas zyrtarit për informim të Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, rasti është duke u hetuar, dhe Policia e Kosovës ofron 10 mijë euro shpërblim, për cilindo qytetarë që jep informacione që mund të shpien në zbardhjen e rastit.

“Ka informata prej qytetarëve, por nuk kam kurgjo t’konkretizume për me thanë publikisht… Ka informacione, por duhet të kanalizohen”, shprehet Brahim Sadriu.

Për vrasjen e tij, akoma nuk dihen motivet, edhe pse nuk ka ende asnjë të dyshuar dhe hetimet po vazhdojnë.

Pista ishte 34 vjeçar dhe ishte i vetmi djalë në familje.

Prapa ka lënë dy motra dhe bashkëshorten me të cilën nuk kishte fëmijë, por thuhet se tanimë po priste të bëhej baba.

Lajme të ngjashme

Back to top button