PDK kërcënon Presidenten: Nëse nuk na mandaton të çojmë në Gjykatën Kushtetuese

Hajredin Kuçi, nënkryetar i PDK-së ka thënë të mërkurën se do ta denoncojnë në Kushtetuese veprimin e mundshëm të presidentes Atifete Jahjaga për ta mandatuar jashtë PDK-së ndonjë kandidat për kryeministër.

Ai ka dhënë zotimin se ky subjekt politik do ta respektonte çfarëdo vendimi të Kushteteuses, shkruan gazeta express.

Po kështu, ai ka thënë se PDK-ja është e gatshme të shkohet në zgjedhje të reja të parakohshme, nëse dy herë radhazi dështon ta kalojë në Kuvend Qeverinë.

Interpretimi që ai ka dhënë është se presidentja nuk ka të drejtë ta mandatojë kandidatin e mundshëm për kryeministër, të tri subjekteve në opozitë.

Lajme të ngjashme

Back to top button