Kosovës i duhen reforma të domosdoshme dhe thyerje e klisheve partiake !

Krijuesit  artistët ,  shkrimtarët   janë  të popullit , e jo të partive, siç po keqpërdoren Adem Demaqi ,Rexhep Qosja dhe figura tjera  kombëtare! Ismail  Kadare  u  prononcua unitet gjithëpërfshirës, e jo për partinë:

Dashuria ndaj atdheut  duhet të jepet, pa nuanca politike, pa ngjyrime   pa krahinizma , pa  lokalizma , pa imponime dhe  grupime  të ndryshme , po duhet të  epet aty ku  është verdikti  i  popullit dhe  vlerat e tij.

 Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i lakmisë për famë e madhështi, s’mund t’u qëndrojnë disa dëshirave të kota, ndërsa dashuria mund çdo gjë. Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë,mundimin, poshtërimin  nënçmimin  abuzimin —dhe  çdo gjë! Dashuria është një ndjenjë   e fuqishme dhe e jashtëzakonshme për një njëri, një vend ose diçka tjetër. Çdo të thotë në ditët e sotme fjalia “Duani njeri-tjetrin”dhe “Ta duam njëri tjetrin”sigurisht s’mund të jete edhe ndryshe?

Dashuria është një motiv i shpresës, në të kundërt do të ishte një jetë boshe për njerëzimin. Dashuria ka forcën, të na bashkojë pa i mohuar tjetrit dinjitetin e tij, unin e tij!?… Vetëm dashuria nuk ushtron një ndjenje xhelozie, as tek njerëzit, as të kombet. Vetëm dashuria është e aftë të mos ta  ndajë njerëzimin, as nga ideologjia, as nga raca e lere ma  përbrenda  nocionit kombëtar. Vetëm dashuria mund të na japë energjitë e pashtershme, të nevojshme për të zhdukur urinë dhe dëshpërimin aktual në Kosovë dhe Shqipëri.

Kosovë. Klasa   e dhunshme politike këto vite   i nëpërkëmbi , i përdhunoi   dhe  i anashkaloj   njerëzit që   kanë potencial   dhe ndikim  në arenën ndërkombëtare?

Kjo dashuri ndaj atdheut sikur u shua me dhunë nga  faktorët e ndryshëm   pas luftës  së Kosovës  dhe pas çlirimit   nga  diktatura komuniste ne Shqipëri .Kjo shprehje  dhe  prononcim, ju mohua shume intelektualëve , krijuesve    dhe  patriotëve të kombit  me  nivel kulture  dhe     bagazh   të nivelit kombëtar si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Klasa   e dhunshme politike këto vite   i nëpërkëmbi , i përdhunoi   dhe  i anashkaloj   njerëzit që   kanë potencial   dhe ndikim  në arenën ndërkombëtare   qe zërin e shqiptareve ta ngrenë edhe ma larg    qe mos te mbesim si    shportë , që kush do të hedhin   mbeturina  mbi  te .

Koalicioni i  formuar   këto ditë  kundër Qeverisë  “Thaqi tre”  sikur   u pëlqyer nga  figura të mëdha  , po edhe nga Ismail Kadare!

Zgjedhjet    aktuale sikur  kanë filluar ta lëkundin një trend të  tillë nga  klasa   e  të pa diturve ,   injorantëve , abuzuesve   dhe  hu krahëve .Kombi shqiptar nuk duron njerëz të këtillë . Ky ,trend politik  donë t’i lirojë nga kjo robëri   vetanake  me qëllim të    arritjes së  synimeve   tona qe  kombit ti prijnë   njerëzit    e merituar dhe të dëshmuar  me veprimtarinë e vet  paraprake.

Koalicioni i  formuar   këto ditë  kundër Qeverisë  “Thaqi tre”  sikur   u pëlqyer nga  figura të mëdha  , po edhe nga Ismail Kadare ndoshta nuk do te zhgënjehemi kësaj here  që ky koalicion t’i zgjedh  figurat e mëdha që e meritojnë të jen në ballë te popullit. Të përfshihen   në  qeverisjen e  pritshme edhe se nuk ju ka dhen   shans të jenë   aktor  i  fushatës  elektorale.

Reformime strukturale , duhet të ketë   edhe në LDK-në  aktuale , AAK-në dhe  Nisma për Kosovën, po edhe Vetëvendosja që donë të  hyjë në qeverisje.

Njerëzit me  emër   dhe  kulturë  i nevojiten sot kombit  në tërësi  edhe në Shqipërinë  e  përplasjeve   dhe   qe kane nevojë të reformohen,    e jo të mbesin dy figura   pran ekraneve televizive   që  25  vjet  siç janë , zoti  Sali Berisha dhe zoti Edi Rama. Reformim  duhet të ketë   edhe në LDK-në  aktuale , AAk-në dhe  Nisma për Kosovën, po edhe Vetëvendosja që donë të  hyjë në qeverisje. Aty duhet  të përfshihet i tërë   spektri   intelektual  në rrafshin  kosovar e jo rajonal apo lokal . Po ashtu edhe zoti  Hashim Thaqi duhet ta  spastroj  partinë e vet nga  grupet kriminale dhe  njerëz të pa vlera siç janë     faktorët  e spektrit fetar nga e cila mendoj se edhe  humbi reputacionin   si parti në këto zgjedhje .Po ashtu edhe   një fakt tjetër kjo parti  njihet si parti e krahut  të luftës ,  e rezistencës po në fakt    me  përfshirjen e disa  figurave  mafioze  në këtë parti,   ja humbi vlerën edhe  UÇK- së dhe djemve ma te spikatur  që  dhanë  edhe jetën  për   çlirimin e Kosovës. Ka  shumë arsye njeriu  të jetë i shqetësuar dhe skeptik .   Pse   u lejuar nga zoti Thaçi të   përzihen   luftëtarët me  demagogë   dhe spektator të luftës së Kosovës ku  edhe vet  është viktimë e tyre. Partitë   e mëdha si  LDK dhe PDK, as tjerat  nuk duhet  t’i shfrytëzon   figurat e mëdha  për marketing    në elektoratin e tyre siç  veproj PDK-në me Adem Demaçin, Rexhep Qosjen, që prononcohen  të

njëanëshen , duke   i krijuar  përçarje më shumë se  sa ndonjë gjë pozitive shoqërisë kosvare. Prononcimet e tyre  janë    fillimisht në  dëmin figurave të veta  nga e cila   krijuesit  artistet ,  shkrimtaret   janë  të popullit e jo te partive .Krijuesit  dhe figurat e mëdha ,mos të bien pre e partive politike  dhe vikizim i tyre , po edhe mos te rrinë   duar kryq pran  gjendjes dramatike    dhe politike në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button