Metamorfozis prezanton hulumtimin, sa institucionet shfrytëzojnë teknologjitë për t’ju ndihmuar qytetarëve

A e shfrytëzojnë institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonisë potencialin për teknologji të reja për kyçjen e qytetarëve në procesin e miratimit të vendimeve? Kjo është tema e studimit e politikave publike e cila do të prezantohet nga ana e Fondacionit Metamorfozis në konferencën e cila do të mbahet më 17 qershor 2014 (e martë), me fillim prej orës 11 në hapësirat e EU Infoqendrës në Shkup.

Hulumtimi me temë: ”Rritja e shfrytëzimit të ueb lokacioneve gov.mk si vegla për transparencë, përgjegjshmëri dhe e-pjesëmarrje”, ka për qëllim të vërtetojë nivelin aktual të shfrytëzimit të teknologjive të reja nga ana e institucioneve shtetërore në nivel lokal dhe qendror (gov.mk), kryesisht mundësit të cilat janë ofruar për qytetarët të konsultohen dhe ndikojnë në punën e institucioneve shtetërore nëpërmjet internetit.

Në konferencë do të mbajnë fjalim znj. Tanja Hafner –Ademi, drejtoresh ekzekutive e rrjetit Ballkanik për zhvillim të shoqërisë qytetare, e cila si përfaqësuese e donatorëve do ta prezantojë projektin dhe bashkëpunimin, ndërsa më pas z. Bardhyl Jashari, drejtor i Metamorfozis dhe koordinatorja e projekteve znj. Tamara Resavska do ti njoftojë të pranishmit me metodologjinë dhe rezultatet e hulumtimit, si dhe konkluzionet dhe rekomandimet, të cilat janë në drejtim të shfrytëzimit të potencialit të plotë të teknologjive të reja në këto fusha.

Për të pranishmit është siguruar përkthim në gjuhën angleze dhe shqipe.

Hulumtimi është pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtarë e ndihmuar nga Fondi Sllovak-Ballkanik për politika publike, të zbatuara nga Rrjeti Ballkanik për zhvillim të shoqërisë civile dhe Fondacionit Pontis nga Sllovakia.

Lajme të ngjashme

Back to top button