Kallëzim penal për zyrtarin policor që ka gjuajtur kolegun e tij në Tetovës

Policia e Tetovës ka ngritur kallëzim penale ndaj policit G.S 35 vjeçar nga Tetova, për shkak të dyshimit se ka lënduar kolegun e tij i cili dje ka vdekur pas plagëve të marra.

Të premten në orën 9.50 në hapësirat e kujdestarisë në stacionin policor në Tetovë, i akuzuar pas kontrollimit të pushkës automatike , ka shkrepur ndaj zyrtarit policor ZH.J 51 vjeçar nga Tetova, të cilit i ka shkaktuar lëndime të renda trupore në pjesën e stomakut.

Zyrtari i lënduar policor, pas lëndimeve të marra është dërguar në spitalin e Shkupit, ku edhe ka vdekur.

Pas ekspertizës së bërë në zyrë është gjetur pushka automatike “Kallashnikov” 7.62 dhe karikatori me 27 dhe dy plumba të shkrepur. Gjykata i ka dhënë të dyshuarit masën e arrestit paraburgim prej 15 ditëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button