Taksisti kthen 40 biletat e Botërorit të harruara në taksi (FOTO)

Taksisti brazilian 40-vjeçar, Adilson Luiz da Cruz u has me një incident tundues. Sipas uebsajtit spanjoll Infobae, ngjarja ndodhi në Sao Paulo të enjten mbrëma, kur da Cruz po punonte në turnin e tij të rregullt. Afër fundit të mbrëmjes, da Cruz mori në taksi dy shpërndarës biletash të cilit ishin shumë të dehur.

Pasi i la në hotelin ku po qëndronin, taksisti u kthye në shtëpi. “Kur u ktheva në shtëpi, hapa derën e pasme të taksisë dhe gjeta një çantë me 40 bileta të Kupës Botërore,” shpjegon ai. Në vend që t’i mbante për vete biletat, taksisti vendosi t’i hipë makinës dhe të shkojë në hotelin ku la burrat. Ai ia dorëzoi atyre biletat dhe prej këtij gjesti ndershmërie, taksisti është bërë i famshëm kudo në botë.

Biletat e gjetura në Taksi
Biletat e gjetura në Taksi

Lajme të ngjashme

Back to top button