EVN Maqedoni në mbështetje të studentëve nga universiteti i Manastirit

EVN-Maqedoni dhe “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir nënshkruan memorandum për bashkëpunim. Shkenca, teknika dhe aplikimi për bashkëpunim do të realizohet në më shumë mënyra të ndryshme.

Do të realizohen kërkime shkencore të përbashkëta, shkëmbim të njohurive, eksperiencave dhe aftësive duke mbajtur takime të vazhdueshme, punëtori, seminare dhe projekte të përbashkëta për të promovuar të gjitha aktivitetet. EVN Maqedoni do të vazhdojë t’i mbështesë studentët të cilët janë regjistruar në drejtimin e sistemit elektro- energjetik pranë universitetit të Manastirit.

Përpos mundësive për të marrë pjesë në punën praktike dhe për të ndjekur leksionet nga ekspertë të kompanisë, studentët që kanë një mesatare të lartë dhe kanë kaluar provat e përzgjedhjes mund të bëhen edhe bursistë të EVN Maqedonisë.

Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua nga z. Igor Gievski, anëtar i bordit drejtues të EVN Maqedonisë dhe prorektorit Prof. dr. Sasho Atanasovski nga universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir. Aleksandar Koçallevski student i vitit të parë është bursisti i tretë ku përkundër shpërblimit në të holla, do të fillojë edhe me punë praktike, e ndjekur nga mentorët ku do të mbështetet nga EVN-ja në zhvillimin profesional.

Ai thotë që është përcaktuar për EVN sepse shfrytëzimi më i madh nuk janë të hollat si shpërblim por dhe profesionalizmi që mësohet në kompaninë distributive dhe pjesa praktike të cilat do t’më mundësojnë shkathtësim më të përsosur në karrierën time.

EVN Maqedoni është e para kompani energjetike e cila i hapi dyert dhe ngriti një nivel më të ë lartë procesin e bursave nga fakultetet teknike. Tash më që katër vite bursa fitojnë studentët e elektro-teknikës nga Shkupi dhe Universiteti i Manastirit.

EVN Maqedoni dy vitet e fundit së bashku me kompaninë shtetërore ELEM dhe MEPSO kanë ndarë 14 bursa me çka drejtpërdrejtë kontribuuan në rritjen e numrit të studentëve në sektorin e elektro-energjetikës. Me këtë mundësohet krijimi dhe rritja e kuadrove profesionale për kualifikimin e nevojshëm dhe zhvillimin e ardhshëm në sektorin e energjisë në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button