Të mërkurën aktgjykimi për rastin ”Monstra”

Më 18 qershor të mërkurën Gjykata penale do ta thotë fjalën e fundit për rastin “Monstra” lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smillkovc. Një ditë para votimit të Qeverisë re në Parlament, do të dihet nëse shtatë të pandehurit do të shpallen fajtor dhe çfarë dënimesh do të marrin.

Pesë prej tyre gjenden në paraburgim në Shkup, derisa dy prej tyre gjenden në arrati, pasi ata vuajnë dënimin në Kosovë për posedim jolegal të armëve.

Vrasja e pesëfishtë ndodhi dy vite më parë, ndërsa Prokurorja Gordana Geshkovska në fjalën e saj përfundimtare tha se nuk është zgjedhur rastësisht e “Enjtja e madhe”, ditë kjo e rëndësishme për besimtarët e fesë ortodokse, por edhe grupi i të rinjve maqedonas.

“Porosia e autorëve ka qenë i qartë. Do t’ua zhdukim fenë, kombin dhe të ardhmen”, kishte thënë Geshkovska. Por, fjala e prokurores, menjëherë pas mbylljes së seancës, shkaktoi reagime të ashpra nga të afërmit e të akuzuarve, të cilët edhe njëherë me bindje të plotë theksuan se shtatë të akuzuarit nuk kanë të bëjnë me vrasjen e pesë maqedonaseve në prill të 2012-s.

Naser Raufi, njëri nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve tha se fjala e Prokurores ishte një absurd i madh. “Ajo foli pa u bë analiza e provave, krejt paushall. Krejt pa lidhje, kjo më habit”, ka thënë Raufi.

Lajme të ngjashme

Back to top button