Gostivarit fiton projektin e parë IPA për bashkëpunim ndërkufitar me vlerë 250 mijë euro

Komuna e Gostivarit, nënshkroi kontratën me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup, për projektin e parë të financuar nga programi IPA për bashkëpunim ndërkufitar, mjete këto që do të sigurohen nga ky program i Delegacionit Evropian në Maqedoni. Vlera e projektit në të dy anët e kufirit është mbi 500.000,00 euro.

Bëhet fjalë për projekt të titulluar “Zhvillimi i produktit turistik të integruar për rritje të qëndrueshme ekonomike të rajonit të Gostivarit”.

Vlera e projektit për financimin e aktiviteteve në Komunën e Gostivarit kap vlerën: 244.698,00 euro, 70% e mjeteve financiare sigurohen nga Programi IPA bashkëpunim ndërkufitar nga ana e Delegacionit Evropian dhe 30% pjesë e kofinancimit nga ana e komunës (Ministrisë së pushtetit lokal). Propozim projekti IPA Bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet dy komunave Korçë – Shqipëri dhe Gostivar – Maqedoni është projekt i përgatitur dhe i dorëzuar në kuadër të thirrjes së tretë IPA Bashkëpunim ndërkufitar Maqedoni –Shqipëri në vitin 2012. Komuna e Gostivarit në 20 muajt në vijim duke filluar nga dita e sotme (16.06.2014) fillon me implementimin e këtij projekti”, tha Pajtim Saiti, udhëheqës i Departamentit për Zhvillim Ekonomik Lokal në komunën e Gostivarit.

Saiti tha se në kuadër të projektit pritet që të arrihet forcimi i kapaciteteve të përgjithshme në territorin e Komunës së Gostivarit në sferën e turizmit, pasurimi dhe diversifikimi i konteksteve turistike në mjedis, krijimi i sistemit të qëndrueshëm për lidhje në rrjet të të gjithë aktorëve në turizëm në territorin e Komunës, shkëmbimi i përvojave në pjesën e zhvillimit dhe promovimit të turizmit me komunën e Korçës, si dhe krijimi i produkteve të përbashkëta turistike ose produkteve komplementare dhe promovim i potencialit turistik në territorin e Komunës, promovim i produkteve të gatshme turistike, si dhe promovim i produkteve të përbashkëta turistike të hartuara në komunat Gostivar dhe Korçë”, theksoi Pajtim Saiti.

Një nga punët kryesore që parashihet me këtë projekt është pasurimi dhe diversifikimi i konteksteve turistike që do të zbatohet kryesisht nëpërmjet vënies në funksion të më shume se 75 kilometra rrugica për turizëm malor dhe rekreativ në Malin e Thatë dhe në Malin Sharr ndër të cilat ka edhe rrugica të kategorive si në vijim, rrugica për ecje (hiking ), rrugica për çiklizëm malor (Mount biking), rrugicat tematike nëpërmjet të cilave do të promovohen vlerat e bashkësive lokale dhe rrugicat tematike për promovim të biodiversitetit të pasur në rrethinën e komunë.
Vlen të theksohet se në përgatitjen e këtij propozim projekti një kontribut të çmuar dhanë partnerët që ka komuna e Gostivarit në këtë aplikacion, Shoqata “Karriera ime” – Shkup dhe Qendra për zhvillim malor – Shkup dhe person koordinator i këtij projekti, Dashmir Osmani i punësuar në komunën e Gostivar, të cilët Udhëheqësi i Departamentit për Zhvillim Ekonomik Lokal, Pajtim Saiti, në emër të kryetarit Bejta i falënderoi për kontributin e dhënë.

Lajme të ngjashme

Back to top button