Mustafi rezervist ndaj Portugalisë

Sot kombëtarja e Gjermanisë do të luajë kundër Portugalisë, ndërsa futbollisti shqiptar, gostivarasi Shkodran Mustafi do të jetë në bankën e zëvendësuesve. Ndeshja luhet në orën 18.00, në stadiumin “Arena Fonte Nova” në Salvador dhe është e vlefshme e grupit G.

Mustafi luan në pozitën e mbrojtësit, i cili është pjesë e skuadrës italiane Sampdoria. Ai në sekondat e fundit iu bashkua kombëtares gjermane, për faktin se e zëvendësoi Marco Reus e lënduar. Mustafi është shqiptari i parë në histori që luan për një kombëtare të fuqishme, siq është Gjermania.


Përbërjet e mundshme: 
Gjermania: Neuer, J. Boateng, Mertesacker, Hummels, Höwedes, Lahm, Khedira, T. Kroos – T. Müller, Özil, Podolski.
Zëvendësues: Weidenfeller, Zieler, Durm, Ginter, Mustafi, Draxler, M. Götze, Großkreutz, Kramer, Schweinsteiger, Klose, Schürrle.
Portugalia: Rui Patricio, Joao Pereira, Bruno Alves, Pepe, Fabio Coentrao, Miguel Veloso, Joao Moutinho, Raul Meireles, Nani, Cristiano Ronaldo, Hugo Almeida.
Zëvendësues: Beto, Eduardo, Neto, Ricardo Costa, André Almeida, Eder, Rafa, Ruben Amorim, Vieirinha, William Carvalho, Helder Postiga, Varela.

Lajme të ngjashme

Back to top button