Die Press për luftën e Kosovës: Mijëra të vrarë, asnjë i dënuar!

Gazeta austriake “Die Press” ka shkruar një artikull për luftën e Kosovës.

Ajo i bën të ditur komunitetit ndërkombëtar se gjatë luftës në Kosovë janë vrarë mbi 13 mijë persona dhe se për to askush nuk është dënuar.

Sipas të përditshmes austriake, forcat paramilitare serbe dhe ata të UÇK-së ushtruan terror mbi popullsinë civile, duke kryer masakra e vrasje dhe se akush nuk është dënuar për krimet.

Die Press kujton se ka edhë të dënuar, por më të shumtën e rasteve të dënuarit janë ushtarët e thjeshtë dhe jo ata që vërtetë e kanë patur fajin kryesor.

Media prestigjoze austriake thotë se Serbia në fakt ka trajtuar krimet e luftës në Kosovë në gjykata, por se dëshmitarët e krimeve blihen ose kërcënohen që të mos tregojnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button