San Antonio rrëmben titullin kampion

San Antonio Spurs është shpallur kampione e NBA. Në ndeshjen e pestë të serisë së Finaleve, teksanët kanë mundur me rezultatin 104-87 Miami Heat duke e mbyllur çështjen e titullit 4-1.

Ky është titulli i pestë në historinë e Spurs-ave. Më parë e kanë fituar në vitet 1999, 2003, 2005 dhe 2007.

LeBron James realizoi një “double-double” (31 pikë dhe 10 topa në tabelë), por shkëlqeu vetëm në periodën e parë pasi në pjesën tjetër të ndeshjes humbi ashtu si e gjithë skuadra e Miamit që për asnjë moment nuk arriti të kalonte mbrojtjen e San Antonios.

Miami Heat, skuadër që kurrë më parë nuk kishte humbur 3 ndeshje radhazi në playoff-e, nuk arriti të fitonte titullin e tretë radhazi, gjë që nuk ndodh që nga viti 1998, kur Chicago Bulls realizonte “threepeat” me në krye Michael Jordan./TopChannel/

Lajme të ngjashme

Back to top button