Shenjat të cilat ju tregojnë që partneri juaj nuk është i lumtur

Keni vërejtur që shpesh e krahason lidhjen tuaj me të tjerët? Nëse përgjigjja është pozitive, atëherë ai nuk është i lumtur dhe pret diç më shumë nga ju.

Shpesh është i zënë
Disa njerëz janë të qetë, të tërhequr dhe gjithmonë të zënë kur nuk janë të lumtur. Nëse partneri juaj përnjëherë bëhet vazhdimisht i zënë, është koha që të bisedoni me të. Gjërat e zakonshme të cilat njerëzit i përdorin për t’u justifikuar janë shikimi i programeve në TV, video lojërat, përfundimi i punëve të parëndësishme. Disa persona vështirë flasin për problemet e tyre, andaj përpiquni që ta vini veten në pozitën e tij në mënyrë që të kuptoni se çfarë po përjeton.

Shpesh flet për kolegët dhe miqtë
Kur nuk janë të kënaqur me lidhjen, krijojnë miqësi të reja dhe dikush tjetër fillon të preokupojë vëmendjen e tyre. Mbase nuk do të jeni të vetëdijshëm për këtë gjë, mirëpo aq shumë u kushtoheni miqve të rinj sa që pushojnë të flasin për ta, transmeton Telegrafi.

Përgjigjet vetëm me “po” apo “jo”
Nëse do të përpiqeni të bisedoni apo ta pyesni partnerin, ai zakonisht përgjigjet me “po” ose “jo” – dhe kjo zgjat një kohë të konsiderueshme. Ky është një tregues që partneri juaj i shmanget bisedës me ju.

Shpesh e kalon kohen me miqtë se sa me ju
Është krejtësisht në rregull të takohet me miqtë, mirëpo nëse ju shmanget për të kaluar kohën me shoqërinë e tij, kjo mund të thotë që koha që e kalon me ju nuk e plotëson.

I shmanget seksit
Nëse befasisht fillon t’i shmanget seksit, apo pothuajse kurrë nuk është iniciator i seksit, kjo është shenjë që duhet të filloni të bisedoni me partnerin.

Të gjithë i krahason me ju
Keni vërejtur që shpesh krahason lidhjen tuaj me të tjerëve? Nëse përgjigjja është pozitive, atëherë nuk është i lumtur dhe pret diç më shumë nga ju.

Gjithmonë fajin ua hedh juve
Edhe një shenjë që nuk është i lumtur dhe i kënaqur nëse gjithmonë ju bën me faj juve dhe fillon grindjen. Biseda mund të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi.

Nuk ju respekton
Atë moment kur pushon t’ju respektojë, apo së paku sillet në atë mënyrë, do të thotë që partneri juaj nuk është i kënaqur. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button