Ndëroi jetë polici maqedonas që u qëllua në policinë e Tetovës

Dje ka ndërruar jetë polici maqedonas që të premten u qëllua me armë zjarri në ambientet e stacionit policor për siguri në komunikacion në Tetovë.

Siç bëhet e ditur, ndaj policit 51 vjeçar Zhivko Jovanovski të premten është shtënë me armë zjarri nga ana e kolegut të tij, gjatë kontrollimit të armës.

Viktima menjëherë u dërgua në Klinikën e Shkupit, por për shkak të plagëve të rënda, edhe përkundër trajtimit intensiv mjekësor, ai sot ka ndërruar jetë.

Në barkun e tij janë shkrepur breshëri plumbash, ndërsa i dyshuar është kolegu i tij 35 vjeçar.

Lajme të ngjashme

Back to top button