Komunikacioni zhvillohet pa ndalesa nëpër rruga të lagështa

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa dhe kufizime, nëpër rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë automjetet për hyrje në Maqedoni presin gjysmë orë. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Koçan-Dellçevë dhe Berovë – Vinicë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Presj sot fillohet me vendosjen e regjimit të përkohshëm të komunikacionit, ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda ngarkuese në rajonin e qytetit të Shkupit. Ndalesa do të vlejë gjatë ditës, dhe atë prej orës 10:00 deri në orën 20:00 në periudhën deri më 01.09.2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button