Messi theu Bosnjen dhe mallkimin ndaj tij (VIDEO)

Njëra prej ndeshjeve më të mira në këtë Botëror ka qenë ajo në mes të Argjentinës dhe Bosnje Hercegovinës. Boshnjakët pësuan shumë shpejt në këtë takim. Pas një sulmi të shpejt të Argjentinës, boshnjakët u gjetën në disavantazh duke shënuar një autogol Kolasinac.


Pas këtij goli, Bosnja e kontrolloi ndeshjen dhe disa herë ishte afër barazimit të rezultatit.

Argjentina pati edhe një rast të mirë për shënim me Mascheranon por goditjen e tij e mbrojti Begovic.

Pjesa e dytë prapë filloi me sulme të fuqishme të boshnjakëve por në element të tij erdhi Lionel Messi i cili pasi e driblojë tërë mbrojtjen boshnjake shënoi një gol të bukur në minutën e 65-të.


Pas këtij goli sulmi i Argjentinës u ngjall dhe disa herë kjo kombëtare kishte mundur të shënojë por mbrotja boshnjake u mbrojt mirë.

Por, boshnjakët nuk u dorëzuan.

Në minutën e 85-të Ibisevic ngushtoi epërsinë në 2-1, por Bosnja nuk mundi që të barazoi rezultatin pavarësisht që sulmuan shumë.

Megjithatë, Bosnja bëri një ndeshje të mirë dhe nëse vazhdon kështu ata mund të kualifikohen për në fazën tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button