Benzema për fitoren e parë të “gjelave”

Franca e ka nisur mbrarë Kampionatin Botëror duke arritur fitore të pritur në përballjen me Hondurasin. Të përzgjedhurit e Didied Deschamp fituan ndeshjen e parë me rezultat 3-0.

Karim Benzema ishte njeriu i ndeshjes duke shënuar dy gola në këtë takim. Hondurasi mbeti me një lojtar më pak në minutën e 43 kur Palacio shkaktoi penallti në Pogban. Benzema e shëndrroi në gol penalltinë për epërsinë e Francës.

I njëjti futbollist ishte i përfshirë në gol me të nisur pjesa e dytë duke detyruar portierin Valladares për të shënuar autogol.

Ishte minuta e 72 e ndeshjes kur Benzema shënoi për 3:0 pas një gjuajtje të fuqishme.

Lajme të ngjashme

Back to top button