Shkëlzeni ndahet nga familja, tifoz me Brazilin

Ish-kryeministri Berisha dhe gjithë familja e tij bëjnë tifo për kombëtaren gjermane, me përjashtim të Shkëlzenit.

Berisha dhe mbesa e tij e madhe, Dasara Malltezi jane tifozë të thekur pas gjermanëve dhe nuk ngurojnë të komentojnë çdo ndeshje të rëndësishme të ekipeve apo kombëtares së Gjermanisë.

Ndërkohë, djali i vetëm i Berishës është prej shumë vitesh tifoz i zjarrtë i Brazilit.

Faktin e bën të ditur vetë Shkëlzeni në Facebook, ku fanela e tij e preferuar është ajo verdhë-jeshile.

Duket se “dueli” në familjen Berisha do të jetë më i fortë, nëse gjermanët dhe brazilianët do të përballen mes tyre përgjatë Botërorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button