Në shtëpinë e një personi në Saraj, policia gjen armë dhe municion

Personi F.N 41 vjeçar nga Saraj ka marrë masën e arrestit paraburgim prej 31 ditësh për shkak të përpunimit, mbajtjes dhe tregtimit me armë, njofton MPB.

Zyrtarët policor kanë marrë të dhëna se në shtëpinë e të arrestuarit në Saraj ka një sasi të madhe të armëve dhe municion për të cilët ai nuk ka pasur leje. Më të dhënat operative është njoftuar Prokurori Publik dhe me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1 është bërë kontroll në shtëpinë e F.N në Saraj.
Policia ka gjetur një pushkë automatike dhe katër karikator, municion të kalibrave të ndryshëm dhe pistoleta të cilët i janë dhënë ekzaminimit kriminalistik, njofton MPB.

Lajme të ngjashme

Back to top button