Gruevski: Ata që më kritikojnë më japin motiv për angazhim më të madh

Populli është fuqia e VMRO-DPMNE-së kurse idetë e partisë janë fuqia shtytëse drejt fitoreve të reja. Kështu u shpreh kryeministri Nikolla Gruevski në shënimin e përvjetorit të 24 të partisë të cilën e drejton VMRO-DPMNE-së. Ai me këtë rast tha se partia që ai udhëheq përmes jetësimit të principeve dhe vlerave krijon standarde të reja për qytetarët dhe vetë Maqedoninë.

 ‘Fitorja në këto zgjedhje nuk është vetëm besim i dhënë por para së gjithash obligim që të realizojmë atë që kemi premtuar, kurse programi ynë është shkronjë që duhet patjetër deri në fund të realizohet. Qytetarët na dhanë përkrahje pasi VMRO-DPMNE ka plan se si të zhvillojë Maqedoninë, ta bëjë atë më të fortë në sferën e ekonomisë dhe standardin e qytetarëve më të lartë. Populli është fuqia jonë kurse idetë fuqia shtytëse e jona’, tha Nikolla Gruevski

Gruevski gjatë fjalës së tij falënderoi edhe ata që e kritikojnë punën e tij duke thënë se pikërisht janë ata që e motivojnë për një angazhim më të madh.

Lajme të ngjashme

Back to top button