Ekipet mobile të DHP do të forcojnë kontrollet në lokalet hoteliere

Ekipet mobile të Drejtorisë së të Hyrave Publike do të bëjnë kontrolle të forcuara për fiskalizimin gjatë periudhës së verës, posaçërisht gjatë kohës së mbajtjes së kampionatit botërorë në futboll dhe manifestimet verore që do të mbahen nëpër komunat dhe qendrat turistike në Maqedoni ku pritet rritje të frekuentimit të objekteve hoteliere.

Me qëllim që të detyrohen subjektet afariste të japin letrën fiskale, inspektorët tatimor kanë fillua një kampanjë kontrolli në Gjevgjeli, ku për shkak të parregullsive në punën fiskale janë mbyllur tetë objekte.

Nga Drejtoria e të Hyrave Publike, apelojnë që subjektet afariste të regjistrojnë qarkullimin e bërë të mallit dhe të japin letra fiskale me qëllim që objektet të mos u mbyllen.

Lajme të ngjashme

Back to top button