Fundjava ka sjellë në qytetin e Strugës edhe pushuesit e parë

Moti i ngrohtë dhe fundjava kanë sjellë në qytetin e Strugës edhe pushuesit e parë, të cilët kanë zgjedhur qytetin buzë Drinit të zi për tu relaksuar, transmeton Drini.mk.

Pushuesit nga Shkupi, Tetova dhe Gostivari janë më të shumtë në këto ditë fundjave në qytet, megjithatë vërehet edhe prania e shtetasve të Shqipërisë të cilët kalojnë këto ditë në qytetin e Strugës, njofton Drini.mk.

Të rinjtë tashmë kanë filluar plazhin edhe përkundër faktit se uji i liqenit akoma nuk ka arritur temperaturën më të përshtatshme për shfrytëzim.

Vlen të theksohet edhe prania e një pjese të mërgimtarëve të cilët si zakonisht gjatë verës kthehen në vendlindjen e tyre. Lëvizjet në qytet janë shtuar dukshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button