Eshtë radha e Argjentinës dhe Messit…

Në radhët e dy herë kampionëve të botës duket sikur gjithcka po shkon fjollë..

Argjentina, Franca dhe Zvicra, tre emra të mëdhenj do të zbresin në fushë në ditën e katërt të Botërorit për të nisur rrugëtimin e tyre në vendin e sambas.Tifozët e La Selesion teksa skuadra e tyre po pritet me ovacione nga fansat vendas, që i janë ulur në gjunjë perëndisë së lojës Lionel Messi, po shijojnë në maksimum diellin e Brazilit, ku dikush synonn të tregojë magjinë e këmbëve të argjentinasve, e dikush tjetër t’i tërheqë vëmendjen vajzave braziliane.

Në radhët e dy herë kampionëve të botës duket sikur gjithcka po shkon fjollë, por në fushën e lojës me Bosnje Hercegovinën ndoshta duhet tjetër impenjim dhe sigurisht frymë grupi, pak a shumë si e këtyre 10 tifozëve, që kanë ndarë me njëri-tjetrin një rulot në udhëtimin e tyre drejt botërorit brazilian sepse drejt fitimit të titullit mund të shkohet vetëm të bashkuar, si Maradona në 1986 që dirigjonte në fushë por dhe në dhomat e zhveshjes.

Bosnja vërtetë mund të jetë debutuese, por të gjithë e shikojnë atë si një surprizë të mundshme. Gjithsesi ballkanasit i kanë sjellë fat Mesit, pasi ky i fundit golin e tij të vetëm në Botëror e ka realizuar ndaj Serbi Mali i Zi në vitin 2006. Interesant është fakti për të parë përballë dy përfaqësuese me një potencial të madh sulmues, sidomos ajo e drejtuar nga Sabella.

Dita megjithatë do të nisë në grupin E, me shqiptarët e Zvicrës, të cilët do të jenë në fushë përballë Ekuadorit. Kombëtaret amerikano-jugore kanë fituar të gjitha deri në këto momente dhe klima sigurisht që i favorizon ndaj për helvetët nevojitet një ndeshje perfekte, pak a shumë si orët e tyre zvicerane. E pamundura nuk është një fjalë franceze, thoshte një parrullë e tifozëve francez në seancën e fundit stërvitore të ekipit të tyre./ Supersport

Lajme të ngjashme

Back to top button