Papa Françesku konfirmon vizitën e tij: Jap inkurajimin tim për një vend që ka vuajtur

Në një fjalim të drejtpërdrejtë nga sheshi “Shën Pjetër” i Romës, Papa Françesku e ka konfirmuar me gojën e tij vizitën që do të bëjë në Shqipëri. Ati i Shenjtë tha se do të vizitojë Shqipërinë me ftesë të kryeministrit Edi Rama dhe klerit të Kishës Katolike Shqiptare.

“Unë jam i kënaqur t’iu them se kam pranuar ftesën e peshkopëve të Shqipërisë dhe kam ndërmend të shkoj në Tiranë të dielën në 21 Shtator. Me këtë udhëtim të shkurtër unë do të doja për të konfirmuar besimin e Kishës në Shqipëri si dhe për të dhënë inkurajimin tim për një vend që ka vuajtur gjatë si rezultat i ideologjive të së kaluarës.” është shprehur Papa.

Papa Françesku do të jetë Papa i dytë që viziton Shqipërinë. Kujtojmë që herën e parë në Shqipëri ka ardhur Papa Gjon Pali II, më 25 prill të vitit 1993./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button