Nota mesatare nga testimi ekstern i nxënësve të shkollave tetëvjeçare është 3.67

Në bazë të testimit, nota mesatare e arritur nga nxënësit e shkollave tetëvjeçare është 3.67. Krahasuar me vitin e kaluar ku nota mesatare ishte 3.53, këtë vit rezultatet janë më të larta për 0.14. Këtë e bëri të ditur në konferencën e sotme për shtyp, Ministri për Arsim dhe Shkencë, Spiro Ristovski, I cili tha se testimi ekstern sesioni i qershorit ka mbaruar më datë 10 për shkak të regjistrimit të nxënësve në shkolla të mesme.

“Çdo nxënës do të mund që t’i marrë notat e testimit ekstern nga e hëna deri të mërkurën dhe do të ketë të drejtë që shtrojë bisedë me Komisionin e shkollës të cilin do ta ndjek, Qendra Shtetërore për Ekzaminim e cila është kompetente për notimin”, tha Ristovski.

Sipas të dhënave të kësaj qendre nga gjithsejtë 21.658 fillorist në sesionin e qershorit janë testuar 21.191 nxënës, 249 nxënës janë testuar vetëm në një lëndë, ndërsa 218 nxënës nuk janë testuar në këtë fazë.

Lajme të ngjashme

Back to top button