Lazarat, policia pritet me armë

Në tentativë për të realizuar një ndërhyrje në Lazarat, policia është sprapsur.

Ministria e Brendshme nëpërmjet një njoftimi për mediat, bën me dije se persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të uniformave blu të Gjirokastrës që po ushtronin kontroll në Lazarat.

Të shtënat me armë kanë shkaktuar edhe një të plagosur në Kordhoce të Lazaratit.

Nga hetimet e kryera rezulton se personi i plagosur ka qenë në oborrin e shtëpisë se tij dhe dyshohet që plagosja ka ndodhur gjatë kohës që është qëlluar me armë kundër forcave të policisë./ Tvklan.al

Lajme të ngjashme

Back to top button