Kërkohet xhami në Kodrën e Diellit

Ndryshe, edhe organizata zgjate dorën kohë më parë ka dorëzuar kërkesë në komunën e Tetovës për dhënien e lejes për ndërtim të xhamisë në Kodrën e Diellit.

”Ne dhe Muftinia nuk do të heqim dorë nga kërkesa. Ne e kemi ngritur iniciativën në nivel zyrtar edhe me ambasadat e huaja në Maqedoni”, thonë nga kjo shoqatë për gazetën Koha.

Kërkesa e kamotshme e Muftinisë dhe një grupi të qytetarëve daton që nga viti 1996, ndërsa në vitin 2006 është dorëzuar kërkesë në mënyrë zyrtare në Komunën e Tetovës për dhënien e lejes së ndërtimit të Xhamisë në pikën turistike Kodra e Diellit.

Këtyre ditëve Myftinia e Tetovës sërish ka dorëzuar në Komunën e Tetovës kërkesën për ndërtim të Xhamisë në këtë qendër. Kërkesës i janë bashkangjitur edhe nënshkrimet e qytetarëve të cilët kërkojnë leje për ndërtim.

“Myftinia e Bashkësisë së fesë Islame në Tetovë, edhe një herë rikonfirmon kërkesën e saj te Komuna e Tetovës për dhënien e lejes së ndërtimit për Xhami në Kodrën e Diellit. Ne si myftini nuk heqim dorë nga kjo kërkesë, sepse pjesa më e madhe e banorëve në atë vend janë të përkatësisë islame dhe shpresojmë se autoritetet e komunës do të shqyrtojnë seriozisht kërkesën tonë dhe do të japin pëlqim”, tha Namik Xhaferi, sekretar në Myftininë e Tetovës.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi është shprehur se në kuadër të mundësive ligjore komuna do të shqyrtojë kërkesën.

Ndryshe, edhe organizata zgjate dorën kohë më parë ka dorëzuar kërkesë në komunën e Tetovës për dhënien e lejes për ndërtim të xhamisë në Kodrën e Diellit.”Ne dhe Muftinia nuk do të heqim dorë nga kërkesa. Ne e kemi ngritur iniciativën në nivel zyrtar edhe me ambasadat e huaja në Maqedoni”, thonë nga kjo shoqatë. (Koha)

Lajme të ngjashme

Back to top button