Ahmeti i dërgon letër Rasmusenit: Tani është koha për NATO

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti përmes një letre dërguar Sekretarit të përgjithshëm të NATO-sAnders Fog Rasmusen ka falënderuar atë për takimet realizuar këtë vit, pra më 2 qershor po dhe vitin e kaluar.

I pari i integristëve Ahmeti, i cili me partinë e tij në zgjedhjet e fundit parlamentare doli me mbështetje absolute tek shqiptarët, thotë se NATO nuk ka alternativë dhe se koha për në këto struktura evropiane është tani, pa kurrfarë vonesash.

Letra e plotë e Ahmetit dërguar Rasmusenit

Në emër të të gjithëve, ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ju falënderoj për takimin tonë gjatë vizitës juaj në Shkup më 22 Maj 2014 si dhe për letrën tuaj të dërguar më 2 qershor.

Siç diskutuam gjatë takimit tonë, të gjitha të arriturat e vendit pas Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, janë rezultat i investimit të përbashkët të komunitetit ndërkombëtar dhe liderëve lokal.

Por, kurorëzimi i këtyre arritjeve po sfidohet seriozisht nga kontesti i pazgjidhur i emrit të vendit tim me fqiun jugor Greqinë që po parandalon aspiratat tona për anëtarësim në NATO dhe BE.

Për ne, NATO nuk ka alternativë. Andaj, pajtohem me ju që koha për NATO është tani dhe që vendime vizionare dhe të guximshme kërkohen nga politikanët, sepse kështu kontribuohet për paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe siguri, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe zhvillim ekonomik.

Zgjidhja e kontestit është e rëndësishme për vendin dhe Ballkanin perëndimor njësoj sikur edhe marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë që ndikoi pozitivisht tek i gjithë rajoni.

Duke ju shprehur mirënjohjen time, ju siguroj që ne mbetemi partner i juaj të dedikuar për të arritur këtë qëllim dhe shfrytëzoj këtë mundësi që ta përsëris dhe ritheksoj patjetërsinë urgjente të përfshirjes së komunitetit ndërkombëtar në lehtësimin e procesit sa më parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button