Të enjten do të votohet përbërja e Qeverisë së re në Parlament

Parlamenti i Maqedonisë të enjten më 19 qershor do të votojë përbërjen e re të Qeverisë, ndërsa mandatari Nikolla Gruevski para deputetëve do të sqarojë platformën qeveritare.

Parlamenti të mërkurën do të mbajë edhe një seancë, ndërsa të martën do të mblidhet edhe Komisioni për zgjedhje dhe emërime. Mandatari Gruevski për Ministër të Mbrojtjes ka propozuar ish ambasadorin Zoran Jolevski, për Punë të Brendshme Gordana Jankullovska, për Drejtësi Adnan Jashari.

Për Punë të Jashtme Nikolla Poposki, për Financa Zoran Stavreski, për Ekonomi Bekim Neziri, për Bujqësi Mihael Cvetkov, për Shëndetësi Nikolla Todorov, Abdilaqim Ademi për Arsim, Dime Spasov për Punë dhe Politikë Sociale, për Pushtet Lokal Lirim Shabani, Elizabeta Kançevska –Milevska mbetet në Kulturë, për Ekologji Nuran Izairi, Për Transport dhe Lidhje Mile Janakievski…

Zv/kryeministër për MO-në mbetet Musa Xhaferi, Fatmir Besimi zv/kryeministër për çështje evropiane, për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, ndërsa ministra pa portofol do jenë Furkan Cako, Nezhdet Mustafa, Vele Samak, Bill Pavlevski, Xheri Naumof, Visar Fida dhe Goran Mickovski. Pra, Qeveria e re do të përbëhet nga VMRO-DPMNE e BDI si dy parti fituese, derisa opozitë mbeten LSDM dhe PDSH.

Partia e Zoran Zaevit është duke bojkotuar Parlamentin ndërsa ka deponuar edhe dorëheqjet, derisa partia e Thaçit, PDSH tha se do të mbetet opozitë konstruktive.

Lajme të ngjashme

Back to top button