fbpx

Zhernovski: Referendum për përmendoret në “Shkupi 2014”

Kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski ka thënë se nuk përjashton mundësinë e organizimit të një referendumi në këtë komunë, rreth asaj se si duhet vepruar me përmendoret e projektit “Shkupi 2014”.

Sipas tij, të gjitha këto përmendore në Komunën Qendër duhet t’u nënshtrohen ndryshimeve, nëse për këtë vendosin qytetarët e saj. “Shohim se tani projekti po zgjerohet jashtë Komunës Qendër dhe përmendoret i po i vendosin në komunat që drejtohen nga VMRO. Kjo gjë, në Qendër, nuk do të ndodhë më”, ka thënë për REL, kryetari i Qendrës, Zhernovski.

Nga ana tjetër, ai pohon se nuk i kish shkuar kurrë ndër mend të rrënojë përmendoret, por pohon se disa përmendore mund dhe të dislokohen, nëse me këtë ishin pajtuar edhe qytetarët.

“Nuk është ky një këndvështrim prej egoisti, pra që për këtë çështje të vendosin vetëm qytetarët e Qendrës, por ne e dimë se ku është cenuar kryesisht territori.

Për sa kohë unë jam këtu, nuk do të vazhdohet me këtë projekt, sepse nuk do të mund të miratohen plane detaje urbanistike që lejojnë vendosjen e atyre përmendoreve”, nënvizon Zhernovski, njëherësh kryetar i PLD-së.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close