Hodgson beson në kualifikim

Trajneri i Anglisë, Roy Hodgson ka mbetur i bindur se kombëtarja e tij ka shanse ta kalojë grupin D, përkundër disfatës nga Italia. Kombëtarja e Anlgisë u mposht nga Italia 2:1, ndeshje që u luajt të shtunën. Italia arriti që të fitonte me golat e Claudio Marchisio dhe Mario Balotelli.

“Ne po shpresonim për fillim të mirë. Mendova se luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë dhe se do ta rikthenim rezultatin, dhe ndoshta do ta fitonim ndeshjen, sepse kishim një dominim të mirë. Gjëja më pozitive e kësaj ndeshje është që, e kam parë ekipin tim të luajë shumë mirë. Lojtarët luajtën me zemër, kjo është gjëja kryesore”, përfundoi Hodgson.

Ndeshjen e radhës Anglia do ta luajë kundër Uruguajit të martën në ora 21:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button