Letra e fundit e Elvis Pistës pak orë para se të vritej

Pak orë para se të vritej Elvis Pista, kandidati për deputet i PDK-së i cili doli personi më i votuar në Rahovec, iu ka drejtuar qytetarëve të Rahovecit me një letër në Facebook, duke iu uruar ditën e çlirimit.

“Kaluan 15 vjet prej se marrim frymë lirshëm. E për këtë, u flijuan mijëra prej nesh, lanë gjakun mijëra ushtarë. Ne duhet përjetësisht të jemi falënderues ndaj atyre të rënëve, martirëve dhe ushtarëve të UÇK-së që sot jetojmë lirshëm, e t”i respektojmë veteranët e invalidët, të bëjmë më shumë për ta. Sepse po të mos ishin ata, nuk do të ishim as ne. Nuk do të flisnim shqip sot”, ka shkruar Pista në letrën e tij, transmeton express.

Më poshtë lexojeni të plotë letrën e Elvis Pistës:

Urime 14 qershori – Dita e Çlirimit të Rahovecit

Ju kujtohet kur ju, qytetarët e Rahovecit, i ndaluat forcat ruse të hynin në Rahovec? Isha i ri, më kujtohet shumë mirë. A e dini sa krenar jam? Nuk mund ta përshkruaj me fjalë, as me gjeste. Vetëm lotët e përshkruajnë më mirë krenarinë time me të gjithë ju bashkëvendas të mi.

Kaluan 15 vjet prej se marrim frymë lirshëm. E për këtë, u flijuan mijëra prej nesh, lanë gjakun mijëra ushtarë. Ne duhet përjetësisht të jemi falënderues ndaj atyre të rënëve, martirëve dhe ushtarëve të UÇK-së që sot jetojmë lirshëm, e t’i respektojmë veteranët e invalidët, të bëjmë më shumë për ta. Sepse po të mos ishin ata, nuk do të ishim as ne. Nuk do të flisnim shqip sot.

Pos tjerash, dua të falënderoj edhe një herë komunitetin ndërkombëtar,, NATO-n dhe SHBA-të ju jemi gjithmonë mirënjohës që dolët krah nesh në momentet më të vështira për vendin, e kombin tonë. Tani festoni, të mos i zhgënjejmë ata që u flijuan për ne, e që na shikojnë lart, nga parajsa.

Lajme të ngjashme

Back to top button