Itali, kapet banda shqiptare për trafik prostitucioni, vajzat i quanin “të fejuara”

Një vajzë shqiptare ka arritur që të shkëputej nga banda shqiptare, e cila e detyronte që të prostituonte në Milano të Italisë.

Falë kurajës dhe këmbënguljes së saj,shqiptarja arriti të largohej pas një jave dhe bëri të mundur nëpërmjet kallëzimit të saj, që karabinierët e Milanos të arrestonin pesë persona, të gjithë shqiptarë, ku katër prej tyre ishin meshkuj dhe njëra ishte femër (e cila ishte mikja e shtirur), të gjithë të moshës nga 22 deri në 29 vjeç.

Për të bërë që të funksiononte më mirë rrjeti dhe punët, si dhe për të shmangur xhelozitë dhe zënkat, në mënyrë cinike, secili prej tutorëve, lidhej “në mënyrë sentimentale”, me njërën prej vajzave. Ajo quhej si “e fejuara” dhe kontrollohej ditë dhe natë, duke iu nënshtruar në mënyrë të rreptë rregullave dhe detyrave. Këtu bëri përjashtim vajza shqiptare, e cila që në momentin e parë ka kundërshtuar dhe nuk ka dashur që të dilte në rrugë.

Banda gjente vajza në Shqipëri dhe më pas i çonte në Itali për të prostituuar. Në të shumtën e rasteve, vajzat mashtroheshin. Anëtarët e kësaj bande do të ndeshen me drejtësinë italiane, nën akuzën e “shfrytëzimit dhe favorizimit të femrave për prostitucion”./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button