Qeveria kërkon iniciativa për biznes, pronarët ankohen për dënime të larta

“Bëhu perspektivë , fillo biznesin tënd” – Është projekti , që potencohet nga Ministria e Ekonomisë , si stimulim për biznesmenët e rinj me qëllim të rritjes së interesit për vetëpunësim. Nga Ministria e Ekonomisë deklarojnë se ky projekt ju ka dhënë mundësi qytetarëve që t’i shprehin aftësitë e tyre menaxhuese, si dhe ju është dhënë mundësia që të krijojnë bizneset e tyre duke qenë të pavarur . Personat kompetent për këtë çmim janë ata të cilëve do ju zgjidhet biznes plani më strategjik , më efikas . Shpërblimi i biznes planit më të mirë do jetë 330.000 denarë.

Nga ana tjetër D.A.P(Drejtoria e të Ardhurave Publike ) potencon dënime me masa rigoroze për personat juridik , për ata që nuk përmbushin dokumentacion të plotë në bazë të ligjeve tregtare. Dënimet shqiptohen deri në 300.000 denarë ( 5000 euro ).

Tregtarët nuk shprehen aspak të kënaqur për projektin e Ministrisë dhe njëkohësisht ata ankohen si nga dënimet , po ashtu edhe nga ekonomia e Republikës së Maqedonisë në përgjithësi . Ata thonë se gjenden në luftë për ekzistencë, nëse gjithçka paraqitet si legale atëherë ata nuk do kenë mundësi që të fillojnë me punë meqenëse nuk kanë të ardhura të larta , aq sa t’i përballojnë të gjitha tatimet dhe të dhënat që kërkohen me ligj . Dënimet janë aq të larta , sa që po të njëjtat financa që paraqiten si dënime , tregtarët nuk mund t’i fitojnë me muaj të tërë .

“5000 euro pothuajse nuk janë asgjë, tek un vetëm një dollap e kam të mbushur me 200 palë këpucë që kanë vlerën e 5000 eurove, e ku ta llogaris tërë shitoren është e pamundur të krijosh biznes me këto para. Nëse personalisht mua për momentin do mi ofronin ato para, unë do t’i shfrytëzoja për t’i shlyer borxhet, pasi që të dhënat janë shumë të larta, unë mbaj 2 shitore kinse të siguroj kushte më të mira, mirëpo asgjë të mirë nuk po vërej përveq stresit të madh, megjithatë nuk kam ku të shkoj, e kam patjetër të qëndroj këtu.” – tha Goran Stojanoski – tregtar në Çarshinë e Vjetër, Shkup.

“Ata ofrojnë 5000 euro stimulim për biznesmenët, ndërsa në të njëjtën kohë dënojnë nga 5000 euro. Nuk na i plotëson kushtet shteti që ne të jemi legal në të gjitha punët tregtare, edhe pse në shitoret tona asgjë nuk është ilegale, mirëpo gjithçka ecën me vështirësi. Ne me këto biznese që i kemi mundohemi të sigurojmë mbijetesë, dhe me vështirësi mund ndoshta të sigurojmë shkollim për fëmijët tanë, edhe atë jo secili mund ta bëjë” – shprehet Ridvan Ismaili, pronar i 2 shitoreve në Çarshi të Vjetër, Shkup.
“T’ju them të drejtën kemi lirinë e të menduarit, mirëpo vështirë që ta realizojmë në këto lloj kushte që na i siguron vet shteti, un me të vërtetë jam një student dhe studioj ekonominë, mirëpo asgjë nga këto kushte të dobëta ekonomike nuk më asocon në sukses. Me financat që i ofron vet ministria, nuk di se ku t’i shpenzoj, pasi që normalisht gjithçka paguhet, dhe për të filluar një biznes solid, besoj që më së paku një ekonomisti do i duheshin 15.000 euro” – u shpreh Arben Demiri, student ne Universitetin “Kirili dhe Metodi”,Shkup.

Tregtarët deklarojnë se të rrallë janë ata që do bashkëpunojnë me këtë projekt .Ata thonë se vet fillimi i biznesit kushton shumë më shumë se sa financat që i garanton Ministria e Ekonomisë , madje edhe dënimet që vijojnë nga D.A.P janë ndoshta më të mëdha se vet financat që i garanton Ministria .

Lajme të ngjashme

Back to top button