Leksion italian për anglezët (VIDEO)

Katër herë kampioni i Botës Italia e ka treguar klasin e saj botëror duke e mposhtur Anglinë me rezultat 2-1.
Italia e ka mundur Anglinë pas një ndeshje të hapur, ku e ka dominuar ndeshjen, sidomos me posedim të topit dhe në mesfushë.

Anglezët nuk mund të arrinin të barazimi, pavarësisht se disa herë u treguan të rrezikshëm me kundërsulme.

Goli i parë erdhi nga një skemë përgatitur e italianëve ku pas goditjes nga këndi të Pirlos shënoi një gol të bukur Marchisio në minutën e 35-të.

Por, rezultati u barazua shpejt pas dy minutave me anë të Sturidge në minutën e 37.

Në fund të pjesës së dytë Italia pati edhe dy mundësi të mira për shënim me anë të Balotellit, ndërkaq njëherë goditi edhe shtyllën.

Por, në pjesën e dytë italianët u treguan më stabil dhe erdhën të goli në minutën e 50 nga Balotelli që shënoi me kokë pas një krosimi të Candrevës.

Anglezët tentuan që ta barazojnë rezultatin por pa efekt, pasi që italianët e mbrojtën atë.

Me këtë fitore Italia gjendet në pozitën e dytë pas Kosta Rikës që e mundi Uruguajin me rezultat 3-1 nga ky grup.

Lajme të ngjashme

Back to top button