Mesazhi i veriut !

Ky shkrim është i karakterit analitik mbi reflektimin e ngjarjeve të fillim shekullit XX në ditët e sotme në qytetin e Mitrovicës, përmes të cilit konfirmohet çasja jo konstruktive e serbëve në veri të Mitrovicës.

Ishin vitet 1901 deri në përfundimin e Luftrave Ballkanike, kur populli shqiptar përjetoi dhunë të tmershme duke qenë viktimë e fuqive të mëdha dhe lakmive të tyre, osmane dhe sllavo ruse. Përpos që nuk u kursye Mitrovica nga kjo dhunë, tendenca ishte që aty edhe të hapej konsullata ruse dhe për këtë ishin pajtuar fuqitë. Këtë e kundërshtonin fuqishëm shqiptarët vendas me në krye Isa Boletinin, gjë që në këtë kohë u shkaktuan trazira me dëme rrënqethëse në regjionin e Mitrovicës dhe Drenicës.

Por rrjedha e ngjrajeve ndryshoi me largimin i Isa Boletinit në Stamboll, ku në janar 1903 u hap Konsullata Ruse në Mitrovicë dhe konsull u emërua diplomati rus Grigory Stepanovich Scherbin i njohur si hero i serbëve të Mitrovicës.

Shqiptarët e Mitrovicës nuk u ndalen por vazhduan kundërshtimin, kështu që më 1903 zhvilluan kryengritje dhe pasuan dëme të mëdha mbi popullin shqiptar të kësaj ane. Pas kësaj konsulli rus Scherbin vritet nga një ushtar shqiptar duke e dënuar atë për krimet që po i kryenin, me këtë edhe ndalet misioni i tij për “shpëtimin” e serbëve.

Pa dashur të thellohem në histori, nga kjo shihet që figura qëndrore të asaj kohe në regjionin e Mitrovicës ishin Isa Boletini dhe Grigory Scherbin. Dy këto figura u vlerësuan dhe u përjetësuan në shtatore bronzi në Mitrovicë, njëra në jug nga vetë shteti dhe tjetra në veri nga serbët – dhe atë, hiq më larg se pesëqind metra largësi.

Duke e ditur që shtatoret dhe veprat tjera në hapësirat publike duhet të jenë në harmoni me vullnetin e shoqërisë, n’a lë të kuptojmë se  është e pakuptueshme që të funksionoj një shoqëri në këtë mënyrë ! Pasi që vullnetet janë aq të kundërta sa që shtatorja e Scherbin mund të cilësohet si provokim ndaj vetë shtetit dhe nxitje e urrejtjes.

Çfarë mesazhi përcjell ky fakt ?
Për fushatën e Republikës së Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar per integrimin e serbëve në institucionet dhe shoqërinë kosovare – është një mesazh shumë i qartë. Është mesazh, refuzues dhe poshtërues ndaj instiitucioneve dhe shoqërisë kosovare.

Çka nesër ?
Nëse ne sot pranojmë ti ngrihet shtatore afër shtatorës të një heroi kombëtar, njeriut që ka kërcenuar shqiptarët me mbytje në Bosfor atëherë spontanisht lind pyetja “cka nesër ?”, a mos edhe Komandantit Legjendar Adem Jashari do te i’a ofrojnë një shtatore të kriminelëve serb ! Për të parandaluar këtë, presim që institucionet të reagojnë ndaj këtij akti.

Që shteti të thotë fjalën e vet dhe të tregoj fuqinë e vet karshi këtyre rasteve duhet që fillimishtë përmes një akti juridik të dënoj të gjithë ata që i kanë bërë dëm shqiptarëve të Kosovës, pa u kufizuar në kohë apo me emrin e konsullit Scherbin. Dhe me këtë do të kishte bazë edhe ligjore përpos asaj morale që të reagon ndaj këtyre mesazheve poshtëruese të serbëve të veriut.

Lajme të ngjashme

Back to top button