Kosta Rika tmerroi Uruguajin

Kosta Rika e ka bërë befasinë ndoshta më të mëdha deri tani në këtë Kampionat Botëror. Kostka Rika e ka mposhtur Uruguajin me plot meritë me rezultat 3-1.

Uruguaji ishte pa lojtarin më të mirë të saj, Luis Suarez i cili vazhdon të jetë i lënduar.

Cavani kaloi Uruguajin në epërsi duke shënuar penallti në minutën e 24. Por në pjesën e dytë Kosta Rika befasoi të gjithë duke u rikthyer për të fituar 3-1.

Campbell barazoi në minutën e 54, ndërsa tre minuta më vonë, Duarte kaloi Kosta Rikën për herë të parë në epërsi. Urena në minutën e 84 u fut në ndeshje për të shënuar shpejt për 3-1.

Lajme të ngjashme

Back to top button