Reagon PDSH-Gostivar: Ziadin Sela mos të flasë në emër të PDSH-së

Nëndega e PDSH– Gostivar ka reguar  për tubimin e sotëm të Ziadin Selës, që pati me qytetarët e Gostivarit, duke thënë se ai s’ka të drejtë të flet në emër të PDSH-së.

“Lidhur me tubimin që z.Zijadin Sela, ish funksionarë i PDSH-së  dhe kryetar  aktual i komunës së Strugës,  ka realizuar në vendbanimin tonë, jemi të obliguar që  opinionit t’i japim sqarrimin sa vijon: Është e drejtë e ç’dokujt ,  që në ç’do pjesë  të këtij vendi të takojë dhe organizojë tubime për të promovuar  pikpamjet e veta  personale apo grupore, por  këtë  nuk mund t’a bëjnë  në emër të  PDSH-së, dhe atyre që mbesin të përcatuar për  opsionin politik afatgjatë përplot sfida të përditshme dhe shantazhe.  Askush, përfshi edhe  z.Z.Sela, nuk mund  të pretendojnë  të flasin  në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, sepse në takimin  në fjalë,  nuk ka qënë prezent asnjë anëtar aktiv apo funksionarë  lokal i PDSH- nëndega Çegran. Dhe për fund, sa për informim, pjesëmarrja nga ana e banorëve të fshatit Çegrani ka qënë shum e vogël”thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Lajme të ngjashme

Back to top button