fbpx

(VIDEO) Sela: PDSH e demokratizuar do ti mbrojë interesat e çdo shqiptari

Partia Demokratike Shqiptare mbron interesat e çdo shqiptari kudo që ndodhet, jo vetëm atyre të Strugës, Tetovës apo ndonjë qyteti tjetër, tha sot Ziadin Sela në takim me banorët e Çegranit të Gostivarit, në përpjekje të demokratizimit të PDSH-së, transmeton Portalb.

“Një subjekt që nuk e respekton platformën politike që vet e ka miratuar nuk quhet subjekt politik. Menduh Thaçi dëshiron ti bie me shqelm marrëveshjes së re politike të PDSH…” tha mes tjerash Sela.

“Kjo është një nismë që unë e kam për nder të nisi këtu në Çegran,pakashum ju e dini për çka bëhet fjalë, bëhet fjalë për atë që të gjithë ju e dëshironi, të gjithë anëtarët e PDSH-së e duan fitoren, të gjithë anëtarët duan zgjedhje të hapura për problemet të cilat ikanë, të gjithë duan që kjo platformë politike të gjejë dritë”, tha Sela.

Sipas tij, tashmë të gjithë ne duhet të flasim, duhet të bisedojmë me ata që nuk janë në këto tubime se kjo është rruga që e kemi kërkuar që para 20 vitesh.”Kjo është rruga që të vijmë dhe ti debatojmë të gjithë së bashku hallet dhe problemet që i kemi në mënyrë që së bashku të nxjerrim konkluza dhe së bashku të merremi vesh që bashkërisht t’a mbrojmë njëri-tjetrin më mirë|, tha Sela.

Sipas tij, brenda PDSH-së ka shumë që duan ndryshimin ata duan zëshëm t’i thonë gjërat, por ndoshta po e presin momentin.

“Ne do të mundohemi të demokratizojmë partinë politike në të cilën të gjithë bëjmë pjesë, që t’u japim përparsi vlerëave brenda nesh. Kërkush nuk mund të pengojë sjelljen politike të askujt, liria nis nga secili prej nesh. Në qoftë se ne nuk jemi të lirë t’i themi gjërat brenda për brenda nesh në këto forume, në qoftë se ne nuk jemi të lirë t’i shohim gjërat ashtu si i mendojmë, në qoftë se ne nuk jemi të lirë t’a themi një kundërshtim tonin, nëse ne nuk jemi të lië ta themi mendimin tonë në Kryesinë qenrore, në Kuvend qendror, atëherë ne nuk jemi të lirë dhe nuk jemi të gatshëm të jemi të lirë. Vazhdimisht e përmendin lirinë dhe nga ana tjetër e pengojnë lirinë”, tha Sela, para të pranishmëve në tubimin e sotëm në Çegran të Gostivarit.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close