Përfundimtare, PDSH nuk do të merr pjesë në Qeveri

Kryesia e PDSH-së në përbërje të zgjeruar me kryetarët e degëve ka vendosur që PDSH-ja nuk është e gatshme të bëhet pjesë e përgjegjësisë politike të kësaj qeverisje për shkak të dilemave që ka në lidhje me qasjen serioze të kësaj qeverie  ndaj dy prioriteteve të rëndësishme për Maqedoninë:

-Debllokimi i procesit euro-integrues
-Avancimi i të drejtave të shqiptarëve drejt një barazie të plotë me maqedonasit

Siç thuhet në kumtesën e PDSH-së “Fatkeqësi në këtë situatë për shqiptarët është se ekziston një parti që e quan veten shqiptare e cila pranoj pa asnjë kusht të jetë pjesë e qeverisë e që kjo nënkupton pa kurrfarë programi, pa platformë dhe pa kërkesa”.

“ Ne do të jemi opozite konstruktive dhe nuk do të bëhemi pengesë në asnjë moment, nëse qeveria i qaset me seriozitet premtimeve të veta, sidomos debllokimin e procesit euro-integrues dhe anëtarësimin e menjëhershëm në NATO, fillimin e bisedimeve me BE për anëtarësim te plotë dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve drejt një barazie të plotë me maqedonasit.

Këto vendime të Kryesisë Qendrore janë si rezultat mosbesimit ndaj kësaj qeverie, duke pasur parasysh se kjo nuk është qeveri e re po është një qeveri e vjetër . 6 vjet udhëheq vendin dhe ka mungesë totale të rezultateve pozitive sidomos ndaj këtyre dy arsyeve të lartpërmendura”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button