Hendeku digjital në Ballkanin Perëndimor mund të mbyllet nga qytetarët për qytetarët (Video)

Përfshirja e shoqërisë civile në procesin e transformimit digjital të shteteve por në radhë të parë në aftësimin e qytetarëve është e një rëndësie të veçante, pasi me pjesëmarrje më të madhe të organizatave, hendeku digjital mund të mbyllet më lehtë. Kjo u theksua nga përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile nga RMV-ja, Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi në panelin “Nga qytetarët për qytetarët – Kapërcimi i ndarjes digjitale” në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare “Transformimi Digjital i Qytetarëve” i organizuar nga “Fondacioni Metamorfozis”, shkruan Portalb.mk.

Duke folur për sfidat e qendrave mbështetëse të e-qeverisjes në Ballkanin Perëndimor për ofrimin e mbështetjes dhe fuqizimin e kategorive të ndryshme të qytetarëve për përdorimin efikas të shërbimeve elektronike publike në dispozicion dhe rritjen e edukimit të tyre digjital, pjesëmarrësit nga organizatat e shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor, theksuan përpjekjet e tyre në mbylljen e hendekut digjital në komunitetet e tyre dhe promovimin e përdorimit online të mekanizmave publikë në dispozicion.

Mila Josifovska Danillovska nga “Fondacioni Metamorfozis” sqaroi se projekti “Rritja e Pjesëmarrjes së Qytetarëve në Agjendën Digjitale – ICEDA” ka ndihmuar organizatat e shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor në agjendën digjitale dhe transformimin digjital të shoqërive nga ky vend, por edhe për të rritur aftësitë e tyre digjitale.

Liljana Jonoski, drejtoresha ekzekutive e “Koalicionit Rural” nga Maqedonia e Veriut theksoi se “ICEDA” u ka mundësuar që ata të vazhdojnë me aktivitetet e tyre në drejtim të digjitalizimit. Siç theksoi ajo, pandemia bëri që të fillojnë dhe të japin mbështetje në këtë fushë.

“Ishte koha që të hapim këto procese. Me hapjen e kësaj qendre u pa se organizatat e shoqërisë civile janë këtu dhe i mbështesin institucionet për të cilat flasim ne. Mund të themi se kemi një avancim të madh gjatë këtyre dy viteve të fundit”, tha Jonoski.

Ajo, mes tjerash, theksoi se një nga mësimet kryesore që ata kanë nxjerrë duke parë përvojat nga terreni, ishte se vetë bujqit si dhe banorët në vendet rurale panë se digjitalizimi i shërbimeve është diçka e mirë për to dhe se sa e rëndësishme është për të bërë këtë transformim digjital.

Konferenca Ndërkombëtare “Transformimi Digjital i Qytetarëve”  e organizuar nga  “Fondacioni Metamorfozis”. Paneli: "Nga qytetarët për qytetarët - Kapërcimi i ndarjes digjitale"
Konferenca Ndërkombëtare “Transformimi Digjital i Qytetarëve”  e organizuar nga  “Fondacioni Metamorfozis”. Paneli: “Nga qytetarët për qytetarët – Kapërcimi i ndarjes digjitale”

Nga Kosova, menaxherja e projekteve në “Demokraci Plus”, Debora Peci nënvizoi se përmes digjitalizimit ata besojnë se mund të ndihmojnë në promovimin e demokracisë dhe vlerave demokratike.

“Që nga lëshimi i platformës, shumë ndryshime janë bërë. Me suportin e “ICEDA-s” ne vazhduam të punojmë me komunat dhe t’u ofrojmë ndihmë komunave por edhe qytetarëve… Kemi parë shumë progres në drejtim të kësaj çështjeje… Institucionet qendrore kanë ndërmarrë veprime”, tha Peci.

Nga ana tjetër, nga Shqipëria Megi Tafaruci, zhvilluese e projekteve nga “European Youth Association” sqaroi se qasja e tyre drejt agjendës digjitale ishte në drejtim të target grupeve si personat e moshuar, minoritetet dhe kështu me radhë.

“Ne zhvilluam projektin në Durrës dhe Elbasan, vështirësitë për ne ishin edhe oportunitete, i referohem pandemisë Covid-19 e cila bëri që i gjithë shteti jonë të mbyllet. Kjo bërë që qytetarët të bëhen më të vetëdijshëm që ata të kuptojnë rëndësinë e digjitalizimit” tha Tafaruci.

Ajo shtoi se në këtë drejtim qytetarët ende kishin pikëpyetjet e tyre nëse llogaritë e tyre në e-Albania ishin të sigurta, nëse mund të merreshin nga dikush tjetër, dhe çështje të kësaj natyre . Por, siç sqaroi ajo këto dyshime u mënjanuan nga puna e vullnetarëve dhe punonjësve arritën, dhe besimi ndaj shërbimeve digjitale u forcua.

Konferenca Ndërkombëtare “Transformimi Digjital i Qytetarëve”  e organizuar nga  “Fondacioni Metamorfozis”. Paneli: "Nga qytetarët për qytetarët - Kapërcimi i ndarjes digjitale"
Konferenca Ndërkombëtare “Transformimi Digjital i Qytetarëve”  e organizuar nga  “Fondacioni Metamorfozis”. Paneli: “Nga qytetarët për qytetarët – Kapërcimi i ndarjes digjitale”

Natasha Lendjel, drejtoresha ekzekutive nga “Sinhro Hub” në Serbi theksoi se në drejtim të digjitalizimit ata kishin kuriozitet për të ardhmen,

“Çfarë ne bëmë ishte që të vendosim njerëzit në fokus. Ajo çfarë në donim ishte që një ditë të shihnim prapa dhe të shohim se si e bëmë këtë. Pas kësaj implementuam edhe disa workshope… Donim të arrinim te njerëzit të cilët nuk mundeshin të vijnë te ne, por ne mundeshim të shkojmë te ato. Ne donim që të shkonim në vendet rurale jo vetëm në ato urbane. I informuam këta njerëz për mundësitë digjitale që kanë… Krijuam gjithashtu një manual me qëllim për të inspiruar organizatat e tjera për tu marrë me çështjen e transformimit digjital në komunitetet e tyre”, sqaroi Landjel.

Sa i përket Malit të Zi, menaxherja e përgjithshme nga “Ness” Ivana Sreqkoviq tha se përmes “ICEDA-s” kanë arritur të hapin qendër për digjitalizim.

“Kemi pasur aktivitete që nuk kanë ndodhur vetëm në Podgoricë por edhe në qytete të tjera. Pasi target grupi jonë ishin të rinjtë, ne deshëm që të ju japim hapësirë atyre ta shohin digjitalizimin. Ju dhamë atyre mundësi të zgjedhin”, tha Sreqkoviq.

Konferenca Ndërkombëtare “Transformimi Digjital i Qytetarëve”  e organizuar nga  “Fondacioni Metamorfozis”. Paneli: "Nga qytetarët për qytetarët - Kapërcimi i ndarjes digjitale"
Konferenca Ndërkombëtare “Transformimi Digjital i Qytetarëve”  e organizuar nga  “Fondacioni Metamorfozis”. Paneli: “Nga qytetarët për qytetarët – Kapërcimi i ndarjes digjitale”

Interesimi i pjesëmarrësve ndaj folësve ishte i madh si dhe parashtruan pyetjet e tyre në lidhje me transformimin digjital në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Konferenca Ndërkombëtare “Transformimi Digjital i Qytetarëve” e organizuar nga  “Fondacioni Metamorfozis” filloi sot dhe përmbyllet nesër pasdite. Konferenca zhvillohet në formatin hibrid dhe mbahet në Hotelin Meriot (Shkup), ku një pjesë e pjesëmarrësve kanë mundësi të ndjekin fizikisht ngjarjen, ndërsa pjesa tjetër mund të ndjekë sesionet online përmes platformës ZOOM dhe përmes Facebook Live në faqen e Fondacionit Metamorfozis në Facebook. Agjenda gjendet në këtë LINK.

Konferencën mund t’a ndiqni drejtpërsëdrejti në videon më poshtë.

Konferenca u organizua si pjesë e projektit “Rritja e Pjesëmarrjes së Qytetarëve në Agjedën Digjitale – ICEDA”, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-Qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), Partnerët për Ndryshime Demokratike Serbi (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe “Open Data Kosovo” (Kosovë).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button