Jasin Rexhallari kampion Mesdhetar

Mundësi i Lirisë, Jasir Rexhallari, ka fituar vendin e parë për Maqedoninë në konkurrencë të seniorëve në Lojërat Mesdhetare që zhvillohen në Kanjiza të Serbisë. Ky eventiment ka grumbulluar mundës nga shumë shtete si Italia, Turqia, Serbia, Greqia, Tunizi, Maroko, Kroacia e të tjera, ndërsa Rexhallari sjell rezultatin më të mirë për Maqedoninë.

Rexhallari kishte start të mirë duke fituar në fillim me rezultat 13:10 garuesin nga Maroko, pastaj ishte bindës 10:0 ndaj garuesit të Serbisë, kurse garuesi nga Tunisi vendosi që mos të dyluftojë me reprezentuesin e Maqedonisë.

Besmir Veseli ka hyrë në finale të kategorisë së vet dhe të njëjtat zhvillohen nga ora 19:00. Veseli në rrugën drejt finales mundi garues nga Serbia, Tunizi, ndërsa në finale ka përballë garues nga Greqia. Garuesit tjerë të Maqedonisë që do të garojnë për medalje janë dhe Boban Danov që do të kërkojë të fitojë medaljen e argjentë, si dhe Ivan Anakiev që garon vendin e 3-të.

Ditë më parë në kategorinë e juniorëve me vende të dyta janë kurorëzuar Emir Abazi në 55kg dhe Valon Rogaqi në 66 kilogram, ndërsa Raif Kamberi në 60kg, arriti të jetë i treti.

Lojërat Mesdhetare janë duke u zhvilluar prej 10 deri më 15 qershor në Kanjiza të Serbisë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button