fbpx

Gruevski: Gjatë fushatës time në mënyrë të veçantë iu drejtova shqiptarëve

Kryeministri Nikolla Gruevski gjatë fjalimit të tij me rastin e shënimit të 23 vjetorit të Unionit të Forcave të Reja të VMRO-DPMNE-së tha se partitë politike duhet të ulin sëpatat kur bëhet fjalë për të ardhmen e vendit. Ai rikujtoi se edhe shqiptarët por edhe të gjithë të tjerët në vend kanë probleme të njëjta, kurse sipas tij ardhmëria e vendit është në BE dhe NATO.

‘Gjatë fushatës së fundit jo vetëm që iu drejtova të gjithë qytetarëve, por në mënyrë të veçantë iu drejtova shqiptarëve në Maqedoni, në veçanti fola në temën e ekonomisë, e cila është brenga me e madhe e jona dhe e tyre. Ku është i nevojshëm fokus më i madh i qeverisë dhe cili ishte roli i VMRO-DPMNE-së në këtë segment gjatë 8 viteve të kaluara? Të vazhdojmë në këtë drejtim pasi për të gjithë ne ekonomia, papunësia dhe varfëria janë problemi ose armiku i përbashkët, ta fitojmë atë bashkë. Ne duhet të shikojmë në gjërat që na bashkojnë, ku përveç ekonomisë janë edhe BE-ja dhe NATO, jetesa më e mirë, arsimi më cilësor, shëndetësia më e mirë…’, tha mes tjerash Gruevski duke premtuar 64 mijë punësime të reja për ulje të papunësisë nga 28,4% në 22%.

Ai theksoi se synimi i ekipit të tij gjatë mandatit të ri do të jetë rritja ekonomike, thithja e investimeve të huaja dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close