Sela fillon takimet me qytetarët për ndryshime në PDSH

Ziadin Sela sonte do të fillojë takimet maratonë me strukturat dhe degët e PDSH-së në të gjithë Maqedoninë. Synimet e Selës janë reformat brenda partiake të PDSH-së, ndryshime në mënyrën e funksionimit, statusin dhe çështjet e tjera. Nismën e tij për ndryshime në PDSH, Sela do ta nis sonte nga Çegrani i Gostivarit.

LEXO: Intervistë ekskluzive e Ziadin Selës për Portalb

Takimet do të vazhdojnë gjatë muajve të ardhshme me qytetarë dhe anëtarët e simpatizantët e PDSH-së që mbështesin synimin e tij për koncept dhe udhëheqësi të partisë opozitare. Sela ka thënë se iniciativa e tij nuk ka për qëllim që të shpallë atë për lider atë, por demokratizimin e partisë.

Nisma vjen pas përplasjeve me kryetarin e partisë Menduh Thaçi lidhur me caktimin e listës së kandidatëve të kësaj partie për zgjedhjet parlamentare në njësinë e pestë zgjedhor. Sela dhe dega e kësaj partie në Strugë kishin kundërshtuar propozimin e kryesisë qindore dhe rrjedhimisht bojkotuan zgjedhjen që çuan në humbjen e PDSH-së në këtë njësi zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Back to top button