Kryesia e PDSH-së sonte diskuton pjesëmarrjen në Qeveri

Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjen e thirrur për sotme në Gostivar do të diskutojë përfshirjen eventuale në Qeveri.

Mbledhje është caktuar pas takimit të Kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi, me kryeministrin Nikolla Gruevski, të cilët sipas informative jozyrtare, kanë biseduar pikërisht për përfshirjen e PDSH-së në ekzekutiv.

Nuk dihet ende se në çfarë kushtesh PDSH-ja mund të bëhet pjesë e qeverisë ndërsa jo zyrtatisht bëhet e ditur se ajo nëse jo me ndonjë post ministri apo të zëvendësministri, mund të udhëheqë me poste drejtoresh të ndërmarrjeve apo të agjencive të ndryshme shtetërore, shkruan Alsat-M. PDSH-ja gjithashtu nuk përjashtohet mundësia të udhëheq edhe me poste që janë nën kompetencë të presidentit, për faktin e mbështetjes së Gjorge e Ivanovit në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Ndryshe, partia e Thaçit, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, përkrahu përbërjen e parlamentit dhe zgjedhjen e Trajko Velajnovskit për Kryetar të Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button